Lidhje

Ekonomia amerikane po rimëkëmbet me një ritëm të ngadaltë nga kriza


Ekonomia amerikane po rimëkëmbet me një ritëm të ngadaltë nga kriza
Ekonomia amerikane po rimëkëmbet me një ritëm të ngadaltë nga kriza

Dy raporte tregojnë se ekonomia amerikane po rimëkëmbet me një ritëm të ngadaltë nga kriza financiare.

Një raport i një firme studimore private mbi besimin e konsumatorit tregoi një rritje të vogël prej 1,2 pikësh nga 50.

Megjithëse të dhënat e Bordit të Konferencës tregojnë rritje, ato janë ende nën nivelin që tregon se ekonomia është në gjendje të shëndoshë.

Ekonomistët i ndjekin mendimet e konsumatorëve për situatën ekonomike për të krijuar idenë e prirjes së shpenzimeve të konsumatorit, të cilat vënë në lëvizje ekonominë amerikane.

Një raport tjetër mbi çmimet e shtëpive tregon një rritje të lehtë prej 1,7 për qind në gusht në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Probleme të mëdha në tregun e shtëpive ishin ndër shkaqet kryesore që nxitën recesionin më të rëndë në dekada.

XS
SM
MD
LG