Lidhje

SHBA: Egjipti të shfuqizojë ligjin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe të zgjerojë bisedimet


SHBA: Egjipti të shfuqizojë ligjin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe të zgjerojë bisedimet
SHBA: Egjipti të shfuqizojë ligjin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe të zgjerojë bisedimet

Shtetet e Bashkuara pohojnë se qeveria e Egjiptit duhet të bëjë më shumë për të plotësuar kërkesat e grupeve të opozitës. Uashingtoni po i bën thirrje Kajros që të anulojë menjëherë një ligj të gjendjes së jashtëzakonshme, i cili lejon burgosje pa aktakuzë, dhe të mundësojë pjesëmarrje më të madhe në bisedimet e transicionit.

Shtëpia e Bardhë tha se Nënpresidenti amerikan Xho Bajdën ka biseduar të martën me homologun e tij në Egjipt për të theksuar se qeveria e Egjiptit duhet t’i ndalojë rrahjet, ngacmimet dhe burgosjet e protestuesve dhe të atyre që po njoftojnë mbi demonstratat masive.

Zoti Biden i tha Omar Suleimanit gjithashtu se Egjipti duhet të zgjerojë radhën e grupeve të opozitës që janë përfshirë në zhvillimin e një plani për bartjen e pushtetit dhe që menjëherë të anulohet ligji i gjendjes së jashtëzakonshme, i cili nuk është aspak popullor e që është vënë në zbatim që nga koha kur zoti Mubarak erdhi në pushtet më 1981.

Ndërkohë, kreu i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun, tha të martën në Nju Jork se populli egjiptian është zhgënjyer dhe po kërkon “reforma të guximshme” që mund të zbatohen me shpejtësi. Ai shtoi se sa më parë që të zbatohen reformat, aq më mirë do të jetë për vendin. Ai tha se të gjitha palët duhet t’i shmangen dhungës dhe përseriti thirrjen e tij për një transicion të rregullt dhe paqësor.

Zoti Ban tha se Egjipti dhe Presidenti Hosni Mubarak janë lojtarët kryesorë në procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG