Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, William Burns, thotë se Shtetet e Bashkuara nuk do të përpiqen të imponojnë modelin e vet të demokracisë në Egjipt dhe se janë të mendimit se vetëm egjiptianët mund të përcaktojnë të ardhmen e tyre.
Zoti Burns u takua sot në Kairo me udhëheqësit e qeverisë së re ushtarake, një qeveri kalimtare e Egjiptit, ndërsa ajo vazhdon realizimin e një plani tranzicioni. Vëllazëria Myslimane dhe egjiptianë të tjerë vazhdojnë ta kundërshtojnë largimin nga pushteti të Presidentit Mohamed Morsi, 2 javë më parë.
Ushtria e Egjiptit thotë se do të përgjigjet me forcë, në se demonstruesit përpiqen të hyjnë me forcë në bazat e saj. Ndihmëssekretari i Shtetit Bill Burns është zyrtari i parë i lartë amerikan, që shkon në Egjipt, që nga largimi nga posti i presidentit islamik Mohamed Morsi në fillim të muajit.
Ai u tha gazetarëve se në Egjipt nuk rrezikon të përsëritet tragjedia e Sirisë, sepse udhëheqësit egjiptianë i kuptojnë rreziqet e polarizimit të tepruar, duke shtuar se “kyçi i suksesit është sigurimi i ndjesisë së gjithëpërfshirjes në çdo fazë të tranzicionit politik.”