Lidhje

SHBA, papunësia në nivelin më të ulët në 10 vjet


Ekonomisë amerikane iu shtuan 211,000 vende të reja pune gjatë muajit prill.

Kjo shihet si një shenjë bindëse se rënia ekonomike në tre muajt e parë të vitit mund të jetë e përkohshme.

Sipas Departamentit të Punës, shkalla e papunësisë u ul në 4.4 për qind, pika më të ulët në një dekadë, nga 4.5 për qind që ishte në muajin mars.

Gjatë këtij viti, mesatarisht janë shtuar 185,000 vende të reja pune në muaj, duke përkuar me ritmin e fortë të vitit të kaluar.

Ky është një tregues se deri më tani zhvillimi i tregut të punës nën Presidentin Donald Trump ngjan shumë me atë të vitin 2016 nën presidentin Barack Obama.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG