Lidhje

Presidenti i Meksikës zotohet të mbrojë dinjitetin e vendit


Presidenti meksikan Enrique Pena Nieto tha të shtunën se vendi i tij nuk do të pranojë asnjë propozim nga Shtetet e Bashkuara që shkon kundër dinjitetit kombëtar të Meksikës.

Në fjalimin e tij të parë në Shtetet e Bashkuara, që kur Presidenti Donald Trump mori detyrën, presidenti Pena Nieto tha, "Marrëdhëniet me qeverinë e re të Shteteve të Bashkuara, si çdo komb tjetër, duhet të bazohen në parime të parevokueshme: sovranitet, mbrojtje të interesit kombëtar dhe mbrojtjen e emigrantëve tanë ".

Gjatë fushatës së tij presidenciale, Donald Trump ishte veçanërisht i ashpër në qëndrimin e tij për Meksikën, duke i cilësuar emigrantët meksikanë në SHBA si vrasës dhe përdhunues. Zoti Trump gjithashtu deklaroi se SHBA do të ndërtonte një mur mes Meksikës dhe SHBA-së për të frenuar rrjedhën e emigrantëve në SHBA dhe gjithashtu premtoi se do ta detyronte Meksikën të paguante për murin.

Zoti Trump ka qenë gjithashtu kritik i fortë i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut, ose NAFTA, dhe ka kërcënuar të tërhiqet nga pakti. Negociatorët nga të tre vendet po punojnë aktualisht për marrëveshje të reja të NAFTA-s.

Presidenti Pena Nieto mbrojti NAFTA në fjalimin e tij. "Objektivi i Meksikës është të konsolidojë këtë marrëveshje si një instrument i integrimit rajonal, duke dhënë siguri për tregtinë dhe investimet midis Meksikës, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara," tha zoti Pena Nieto.

Presidenti Pena Nieto gjithashtu përshëndeti edhe “ëndërrimtarët”, siç quhen fëmijët e emigrantëve të cilët u sollën në SHBA në mënyrë të paligjshme nga prindërit e tyre. Shumë prej tyre janë meksikane dhe presidenti Trump është gati të shpallë brenda disa ditësh, nëse do të mbështesë një urdhër ekzekutiv të administratës së presidentit Obama, që u jep këtyre fëmijëve leje të përkohëshme për të qëndruar në SHBA.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG