Lidhje

SHBA, BE marrëveshje e re për tregëtinë e lirë?


Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thonë se kanë filluar bisedimet mbi një marrëveshje të re trans-atlantike mbi tregtinë e lirë.

Zyrtarët evropianë dhe Presidenti amerikan Barak Obama njoftuan se negociatat për këtë marrëveshje kanë filluar sot në vendpushimin Erne në Irlandën Veriore në prag të fillimi të takimit të tetë vendeve më të industrializuara. Është vendosur që bisedimet e para mbi tregtinë e lirë të zhvillohen muajin e ardhshëm në Uashington.

Shtetete e Bashkuara dhe organizata 27 anëtarëshe e Bashkimit Evropian tashmë përbëjnë gati gjysmën e ekonomisë globale, me një shkëmbim tregtar vjetor prej 1 trillion dollarësh. Por zoti Obama tha se një marrëveshje e re për uljen e tarifave dhe lëvizjen e lirë të marrëveshjeve të biznesit mund të sjellë mundësi të reja zhvillimi.

Bisedimet pritet të jenë të vështira. Zyrtarët e BE-së tashmë kanë miratuar një kërkesë franceze për të përjashtuar industrinë evropiane të filmit, muzikës dhe televizionit nga marrëveshjet trans-atlantike.

Kryeministri britanik David Cameron, vendi i të cilit është nikoqirë i takimit të 8 vendeve më të industrializuara, ka përcaktuar synime të tjera ekonomike për takimin dy-ditor.
XS
SM
MD
LG