Lidhje

SHBA: Fillojnë aktivitetet e inaugurimit të Presidentit


Presidenti Obama, nënpresidenti Biden dhe familjet e tyre, sipas traditës, do të marrin pjesë në aktivitete të shërbimit vullnetar

Dita e sotme shënon fillimin e aktiviteteve për inaugurimin e presidentit amerikan Barak Obama. Katër vjet më parë, Presidenti dhe bashkëshortja e tij, Michelle Obama, filluan traditën e Ditës Kombëtare të Shërbimit gjatë fundjavës së Inagurimit.

Presidenti Obama, nënpresidenti Joe Biden dhe familjet e tyre do ta vazhdojnë këtë traditë sot, ashtu si amerikanë të tjerë në 50 shtetet e vendit, që do të marrin pjesë në aktivitete të shërbimit vullnetar në komunitetet e tyre.

Presidenti dhe Nënpresidenti do t’u kërkojnë amerikanëve të angazhohen në mënyrë të vazhdueshme në veprimtari të tilla. Sot në mbrëmje Zonja e Parë Michelle Obama dhe bashkëshortja e Nënpresidentit, zonja Jill Biden, do të marrin pjesë në Koncertin e Inaugurimit për Fëmijët, të organizuar prej tyre për nder të familjeve të ushtarakëve .
XS
SM
MD
LG