Lidhje

Ushtarakët thonë se 50 mijë luftëtarë të ISIS-it janë vrarë në Siri dhe Irak


Pamje nga luftimet në Mosul

Një zyrtar i lartë ushtarak tha se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka vrarë rreth 50 mijë luftëtarë të grupit militant Shteti Islamik, që kur presidenti, Barack Obama, urdhëroi veprimet kundër grupit në gusht të vitit 2014.

Zyrtari që nuk deshi të identifikohej, u tha gazetarëve se numri është "një vlerësim konservativ".

Një tjetër zyrtar i lartë i tha Zërit të Amerikës se 50 mijë janë vrarë në Siri e Irak dhe ky numër nuk përfshinë luftëtarët e ISIS-it të vrarë në vende tjera si në Libi dhe Afganistan.

Vlerësimet janë pjesë e demonstrimit se sa të frytshme ishin sulmet ajrore të koalicionit gjatë dy viteve të shkuara.

Të dhënat u publikuan derisa zëdhënësi i koalicionit në Irak, koloneli. John Dorrian, tha se forcat e ISIS-it në Mosul janë duke humbur meqë "janë tërësisht të rrethuar dhe pa mundësi për përforcime".

"Ata nuk do të shkojnë në qetësi, por do të shkojnë" u tha Dorrian gazetarëve të enjten.

Ai tha se forcat kundër ISIS-it po shohin se si grupi terrorist po përdorë të rinjë të moshës jomadhore derisa numrat e tij po bien në Mosul, një taktikë që e quajti "ta paskrupullt".

Një zyrtar i lartë ushtarak në Pentagon u tha gazetarëve se rënia e numrit të luftëtarëve të grupit mund të çojë në shndërrimin e tij në atë që ai e quajti "AQ-I 2.0," që nënkupton riorganizim të al-Qaidas në Irak.

"Herët a vonë ata do të shkrihen në masë duke provuar të mbeten të rëndësishëm, në kuptimin e përhapjes së ideologjisë, sulmeve të jashtme dhe veprimtarive terroriste", tha ai.

Koalicioni, sipas tij, aktualisht po punon që të përballet me këtë prirje.

XS
SM
MD
LG