Lidhje

SHBA ndërmerr sulme ajrore ndaj IS-it në kufirin Liban-Siri


Shtetet e Bashkuara ndërmorën sulme ajrore për të penguar hyrjen e xhihadistëve të Shtetit Islamik që po iknin nga Libani për në Sirinë lindore.

Të hënën, qindra luftëtarë të Shtetit Islamik u larguan nga rajoni kufitar mes Libanit dhe Sirisë, si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi dhe po përpiqeshin të shkonin në një qytet të kontrolluar nga Shteti Islamik afër kufirit Sirisë me Irakun, kur ata hasën në fuqinë ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara përmes një deklarate tha se sulmet ajrore bllokuan autokolonën e Shtetit Islamik, duke shkatërruar rrugët dhe një urë të vogël, por nuk specifikoi vendin ku ishte kryer sulmi.

"Shteti Islamik është një kërcënim global; zhvendosja e terroristëve nga një vend në tjetrin, në mënyrë që dikush tjetër të merret me ta, nuk është një zgjidhje e qëndrueshme", thuhet në deklaratë.

I dërguari presidencial i Shteteve të Bashkuara në koalicionin kundër Shtetit Islamik, Brett McGurk në një postim në Twitter tha se "terroristët duhet të vriten në fushën e betejës" e jo të transportohen përmes Sirisë në Irak.

"Koalicioni ynë synon që këta terroristë të mos hyjnë kurrë në Irak ose të largohen nga ajo që ka mbetur nga kalifati i tyre i dobët", thuhet në postimin e tij në Twitter.

Koalicioni tha se është duke e monitoruar autokolonën në kohë reale dhe nuk do të përjashtonte sulmet e drejtpërdrejta mbi xhihadistët. Në deklaratë thuhet se kalicioni "nuk është palë në ndonjë marrëveshje që është bërë nga Hezbollahu libanez me Shtetin Islamik ose regjimin sirian", duke vënë në dukje se çdo sulm i kryer kundër autokolonës së Shtetit Islamik do të ishte në përputhje me "ligjin e konfliktit të armatosur. "

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG