Lidhje

Bombarduesit amerikanë fluturojnë mbi gadishullin korean


Dy bombardues B-1B të forcave ajrore amerikane të shoqëruar nga avionë ushtarakë të Koresë së Jugut dhe Japonisë fluturuan përgjatë gadishullit korean.

Komanda amerikane e Paqësorit tha se misioni ishte një "përgjigje e drejtpërdrejtë" ndaj "provave të përshkallëzuara" të raketave balistike ndërkontinentale të Koresë së Veriut më 3 korrik dhe më 28 korrik.

“Koreja e Veriut mbetet kërcënimi më urgjent ndaj sigurisë rajonale", tha gjenerali, Terrence O’Shaughnessy, komandant i forcave ajrore amerikane të Paqësorit. “Diplomacia mbetet mjeti parësor; megjithatë, ne kemi përgjegjësi ndaj aleatëve dhe vendit tonë të dëshmojmë përkushtim të palëkundur, ndërsa planifikojmë edhe skenarët më të këqij. Nëse është e domosdoshme, ne jemi të gatshëm të përgjigjemi me forcë të shpejtë, vdekjeprurëse dhe dërrmuese...".

Trump kritikon Kinën

Të shtunën presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi sërish Kinën për dështimin për të penguar programin e armëve bërthamore dhe raketave balistike të Koresë së Veriut.

Pas provës të së premtes me një raketë balistike që që ra në perëndim të Japonisë, presidenti amerikan fajësoi Kinën të shtunën në mbrëmje, duke thënë se ajo "mundet të zgjidhte me lehtësi problemin".

Deklarata e presidentit Trump ishte në vazhdim të komenteve të sekretarit amerikan të shtetit, Rex Tillerson, i cili përmes një komunikate fajësoi Kinën dhe Rusinë për shkeljen e vazhdueshme të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga ana e Koresë së Veriut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG