Lidhje

Hoyt Brian Yee në Kosovë

Kosovo, Hoyt yee
Kosovo, Hoyt yee

Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i shtetit për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee, filloi sot një vizitë dyditëshe në Prishtinë, ku po takohet me një pjesë të zyrtarëve të institucioneve të Kosovës.

Zoti Yee u takua me kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli dhe përfaqësuesit e listës serbe, subjektit politik të serbëve të Kosovës si dhe ministren për dialog, Edita Tahiri.

Vizita e Zëvendës ndihmës Sekretarit amerikan i shtetit, Hoyt Yee, ndodhë në një periudhë diskutimesh për ngritjen e ushtrisë së Kosovës që ka nxitur debate edhe me aleatët e Kosovës.

Hoyt Brian Yee në Kosovë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:56 0:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i parlamentit, Kadri Veseli ,kanë shtyrë përpara çështjen e ndryshimeve nëpërmjet ligjit të detyrave dhe misionit të Forcave të Sigurisë, duke nxitur reagimin e NATO-s dhe ambasadës amerikane që u shprehën të shqetësuara me paralajmërimet për ndërrimin e mandatit të kësaj force pa ndryshime kushtetuese. Ato kanë paralajmëruar edhe shqyrtimin e bashkëpunimit dhe përkrahjes për këto forca, në rast se një ligj i tillë miratohet.

Në agjendën e takimeve të zotit Hoyt Yee nuk është presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e as kryeministri Isa Mustafa. Për këtë të fundit u tha se është jashtë vendit.

Kjo është hera e parë që një nismë e autoriteteve në Kosovë nxitë reagime të tilla të Shteteve të Bashkuara, roli i të cilave në Kosovë vlerësohet i pazëvendësueshëm në të gjitha proceset që çuan në çlirimin e saj në vitin 1999 dhe shpalljen e pavarësisë në shkurt të vitit 2008.

Projektligji për ndryshimin e mandatit dhe detyrave të Forcave të Sigurisë së Kosovës pritet që të shqyrtohet nga qeveria, e cila në një afat prej një muaji duhet të kthejë përgjigje për këto ndryshime. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka përkrahur themelimin e ushtrisë por siç është shprehur ai, duke iu qëndruar besnikë marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtar, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO.

Ky vendim ka nxitur edhe reagimin e Beogradit zyrtar dhe përfaqësuesve politik të serbëve të Kosovës, të cilët kundërshtojnë këtë nismë duke e cilësuar atë të rrezikshme për rajonin, ndërsa kanë thënë se një gjë të tillë nuk do të duhej të bëhej pa mbështetjen e të gjithëve.

Shndërrimi i mandatit dhe detyrave të Forcave të Sigurisë ka gjetur mbështetje te shumica e partive politike në Kosovë, të cilat kanë shprehur gatishmërinë për të votuar këto ndryshime, por kanë kërkuar bashkërendim me faktorin ndërkombëtarë.

This item is part of

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG