Lidhje

SHBA i dhuron Maqedonisë ndihma kundër trafiqeve


Ambasada amerikane i dhuron pajisje policisë në Maqedoni
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:27 0:00

Shtetet e Bashkuara i dhuruan policisë maqedonase paisje dhe mjete me vlerë prej 207 mijë dollarësh, si ndihmë në luftën kundër kontrabandës dhe trafiqeve të ndryshme.

Ambasada amerikane i dhuron pajisje policisë në Maqedoni
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:27 0:00

Këto paisje, përfshirë kompjuterë, automjete partullimi dhe një automjet terreni, iu dorëzuan policisë nga ambasada amerikane.

Ambasadori amerikan, Jess Baily tha se paisje të ngjashme i janë dhuruar Maqedonisë për më shumë vite:

“SHBA janë përfshirë në ndihmën e Maqedonisë për forcimin e kufijve të saj, për sigurinë e pasagjerëve, turistëve, sipërmarrësve e studentëve dhe në pengimin e kontrabandës ilegale, qofshin armë, drogë, trafikim njerëzor si dhe në luftën kundër korrupsionit dhe për të ndihmuar ruajtjen e sigurisë së këtij vendi”, tha ambasadori.

Ky është një shembull i partneritetit tonë në fushën e sundimit të ligjit, ndërsa mund të them se kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë përgjatë viteve”, u shpreh ambasadori Baily.

Ai theksoi se kjo lloj ndihme u shërben edhe vendeve fqinje të Maqedonisë.

“Disa nga pajisjet që po shihni këtu, të ngjashme do t’i kenë së shpejti edhe autoritetet e Kosovës”, tha ambasadori amerikan.

Ministri maqedonas i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se kjo ministri dhe Ambasada amerikane punojnë në shumë projekte të përbashkëta, ndërsa ambasadën dhe SHBA-të i vlerësoi si “partnerë të respektuar strategjik të ministrisë së rendit”.

“Donacioni i sotëm është shumë i rëndësishëm për ndërtimin e kapacitetit të policisë kufitare të Maqedonisë, sepse siguria e kufijve njëkohësisht do të thotë kufij të hapur për njerëz dhe mallra, por të ruajtura mirë”, tha ministri maqedonas. Ai e quajti këtë një mesazh për partneritet strategjik dhe miqësi.

SHBA në 13 vjetët e kaluar kanë dhuruar paisje me vlerë prej disa milonë dollarësh ndërkohë që kanë bërë stërvitjen profesionale të zyrtarëve doganorë, që padyshim ka ndihmuar sigurinë e kufijve nga kontrabanda dhe aktivitete të tjera të paligjshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG