Lidhje

Marinari amerikan vrau dy veta dhe më pas kreu vetëvrasje në Pearl Harbor


Një marinar amerikan në detyrë, hapi zjarr ndaj tre punonjësve civil të mërkurën në Pearl Harbot duke vrarë dy prej tyre, para se të vetëvritej.

Komandanti i Rajonit të Marinës në Hawaii, Admirali Robert Chadwick, tha se nuk dihen motivet e incidentit që ndodhi në kantierin e marinës në Pearl Harbor

Ai tha se nuk është e qartë nëse marinari dhe civilët kishin ndonjë marrëdhënie apo nëse “ata ishin shënjestër e të shtënave”.

Baza e Përbashkët në Perl Harbor – Hickam, që është një prej objekteve më të mëdha të marinës amerikane, tha se të shtënat filluan rreth orës 2;30 të paditës së të mërkurës.

Baza që u mbyll për pak kohë u rihap sërish.

Kantieri shërben për riparimin, mirëmbajtjen dhe modernizimin e anijeve dhe nëndetëseve të Flotës amerikane të Paqësorit, selia e së cilës është në Pearl Harbor. Baza është liman i dhjetë luftanijeve dhe 15 nëndetëseve.

Guvernatori i Hawaiit, David Ige, tha se Shtëpia e Bardhë ka ofruar "ndihmë nga agjencitë federale".

Kantieri ndodhet afër Qendrës Kombëtare Përkujtimore në Pearl Harbor, ku të shtunën shënohet 78 vjetori i sulmit japonez, që çoi në përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Dytë Botërore. Më shumë se 2 mijë e 300 amerikanë kishin humbur jetën në sulmin e 7 dhjetorit të vitit 1941.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG