Lidhje

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo viziton Korenë Veriut


Sekretari i Shtetit Mike Pompeo është nisur për në Korenë e Veriut për bisedime të tjera rreth armëve bërthamore të Penianit, ndërkohë që zbulimi amerikan vlerëson se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un vazhdon të zhvillojë infrastrukturën për programin e tij bërthamor.

Zoti Pompeo është i ngarkuar nga Presidenti Donald Trump për të parë se sa po zbatohen premtimet e udhëheqësit të Phenianit në samitin e muajit të kaluar në Singapor për çnuklearizimin e Gadishullit Korean. Kjo është vizita e tretë e zotit Pompeo këtë vit në Korenë e Veriut.

Në marrëveshjen e Singaporit, Kim pranoi "çnuklearizimin e plotë" të Gadishullit Korean, por nuk u dhanë hollësi se si dhe kur mund të realizohej kjo. Zoti Pompeo shpreson t’i kërkojë Koresë së Veriut të punojë drejt një afati kohor për t'i dhënë fund programit të saj bërthamor dhe të paraqesë hollësi se si mund të kryhet verifikimi.

Por, ditët e fundit, disa agjenci lajmesh kanë publikuar fotografi të asaj që mendohet të jetë zgjerim i objekteve bërthamore në Korenë e Veriut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG