Lidhje

Beto O’Rourke shpall kandidaturën për zgjedhjet presidenciale


Ish ligjvënësi Beto O'Rourke, nga Teksasi, që fitoi popullaritet në shkallë kombëtare me betejën e tij të gjatë zgjedhore kundër senatorit amerikan, Ted Cruz vitin e kaluar, shpalli të enjten se do të kërkojë emërimin e demokratëve për kandidat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

“Jam shumë krenar për atë së çfarë është dhe përfaqëson El Paso”, shkruante ai në një tekst për stacionin televiziv KTSM. “Kjo është arsyeja kryesore përse do të kandidoj”.

Zoti O’Rourke i shtohet listës së demokratëve që synojnë kandidimin për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Beto O’Rourke, 46 vjeçar, ish anëtar i Kongresit nga Teksasi Perëndimor në tri mandate, synon të përfitojë nga emri që fitoi ne garën për Senatin amerikan. Ai radhitej shumë poshtë kur vendosi të sfidojë republikanin Ted Kruz në Teksasin kryesisht konservator, por shpejt dëshmoi aftësi për të mbledhur turma të mëdha dhe të mbledhë para nga votuesit në shkallë vendi.

Gara për senatin nxiti një vëmendje të madhe të medies dhe ngazëllimin e votuesve të etur për fytyra të reja politike.

Ai humbi garën me më pak se 3 për qind, duke shënuar kësisoj garën më të ngushtë në katër dekada në Teksas.

Anketat e hershme mbi garën presidenciale 2020, e kanë renditur vazhdimisht zotin O'Rourke mjaft lart në listën e kandidatëve, pas ish-nënpresidentit Joe Biden, i cili ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë dhe senatorit nga Vermonti, Bernie Sanders.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG