Lidhje

NATO mirëpret marrëveshjen e re SHBA-Rusi për armët bërthamore


Presidenti Obama duke folur në telefon me presidentin rus Medvedev për traktatin e ri
Presidenti Obama duke folur në telefon me presidentin rus Medvedev për traktatin e ri

Shefi i NATO-s e mirëpriri marrëveshjen e re mes SHBA she Rusisë për pakësimin e armëve bërthamore. Duke folur sot në një forum për sigurinë në Bruksel, Anders Fo Rasmussen tha se traktati i ri mund të nxisë bashkëpunimin e mëtejshëm mes Rusisë dhe vendeve të NATO-s.

Traktati pakëson me rreth një të tretën numrin e armëve bërthamore të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Por sipas marrëveshjes këto vende, përsëri mund të kenë një arsenal prej 1 mijë e 500 mbushjesh bërthamore. Traktati hyn në fuqi, pasi të ratifikohet nga Senati amerikan dhe nga Parlamenti rus.

Presidenti Barak Obama e cilësoi atë si marrëveshjen më e rëndësishme për kontrollin e armëve në rreth dy dekada. Ndërsa Presidenti rus Dmitri Medvedev cilësohet të ketë thënë se traktati i ri pasqyron interesat e të dy vendeve. Të dy udhëheqësit do ta nënshkruajnë traktatin për pakësimin e armëve bërthamore më 8 prill në Pragë.

XS
SM
MD
LG