Lidhje

Pence: SHBA do të kërkojnë pika të përbashkëta me Rusinë


Nënpresidenti amerikan Mike Pence thotë se Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë ta mbajnë Rusinë përgjegjëse” për disa veprime të saj, por Presidenti Donald Trump ka udhëzuar që të gjenden mënyra për identifikimin e çështjeve të përbashkëta me Rusinë”.

Këto komente zoti Pence i bëri pas takimit me Presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk.

“Pas përpjekjeve të Rusisë për rikonfigurimin me forcë të kufijve, ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e Polonisë dhe shteteve balltike përmes nismës së NATO-s për fuqizimin e mëtejshëm të pranisë në këto rajone”, tha nënpresidenti Pence.

"Përsa i përket Ukrainës, Shtetet e Bashkuara do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse dhe do të kërkojnë që Moska të respektojë marrëveshjet e Minskut, duke filluar me pakësimin e dhunës në Ukrainën Lindore.”

Nënpresidenti amerikan nuk dha hollësi për mundësinë e lidhjeve më të afërta me Rusinë, duke thënë vetëm se Presidenti Trump mendon se mund të gjendet pika të përbashkëta. Zoti Pence po ashtu theksoi nevojën e bashkëpunimit për funksionim e ekonomive të lira dhe tregtisë mbi baza të drejta, duke theksuar se “fuqizimi i vitalitetit tonë ekonomik kërkon të bëhen zgjedhje të vështira, por të nevojshme.”

XS
SM
MD
LG