Lidhje

Amerikanët, më pak shpenzime për festa


Një numër më i madh njerëzisht vizituan qendrat tregëtare dhe faqet e internetit për shitje mallrash në fillim të sezonit tradicional të blerjeve për festat por ata shpenzuan më pak në përgjithësi.

Shifrat paraprake janë të rëndësishme sepse dyqanet i sigurojnë fitimet më të shumta me shitjet gjatë nëntorit dhe dhjetorit.

Blerësit amerikanë zakonisht shkojnë në numra të mëdhenj nëpër dyqane të premten, një ditë pas Festës së Falenderimeve që është gjithmonë të enjten e fundit të nëntorit.

Në periudhën katërditore që filloi të mërkurën, numri i blerësve u rrit dy milionë krahasuar me vitin e kaluar duke kapur shifrën 141 milionë dollarë. Por ata shpenzuan mesatarisht katër për qind më pak sesa në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG