Lidhje

Senati amerikan miraton një ligj të debatueshëm për shkurtimin e taksave


Senati amerikan miraton një ligj të debatueshëm për shkurtimin e taksave
Senati amerikan miraton një ligj të debatueshëm për shkurtimin e taksave

Senati amerikan miratoi një ligj të debatueshëm për shkurtimin e taksave që tani do të kalojë për tu shqyrtuar në Dhomën e Përfaqësuesve.

Senatorët e miratuan dispozitën sot me 81 vota pro dhe 19 kundër.

Më parë, Presidenti Obama tha se plani nuk është i përsosur, por do të ndihmojë në fuqizimin e ekonomisë amerikane dhe në krijimin e vendeve të punës. Ai tha se vendi nuk mund të përballojë ta lejojë ligjin me vlerën e 858 miliardë dollarëve të bjerë pre e vonesave, apo të mos miratohet.

Projektligji do të mbajë shkurtimin e taksave për klasën e mesme si edhe për amerikanë e pasur. Ligji po ashtu zgjat asistencën për të papunët dhe vendos shkurtimin me 2 për qind të takasave që mbahen në pagat e punonjësve. Zoti Obama arriti një kompromis me ligjvënësit republikanë.

Në Dhomën e Përfaqësuesve, shumë anëtarë të Partisë Demokrate të zotit Obama, thonë se kompromisi sjell shumë përfitime për të pasurit. Por republikanët thonë se duhet zgjatur shkurtimi për të gjitha llojet e taksave.

XS
SM
MD
LG