Lidhje

Rritet numri i amerikanëve që kërkojnë ndihmë sociale


Në Shtetet e Bashkuara, numri i personave që aplikuan për asistencë papunësie gjatë javës së kaluar shënoi rritje, por jo aq sa të sinjalizonte prirje negative në tregun e punës.

Raporti i Departamentit të Punës, i bërë sot publik, tregon një rritje me 17 mijë kërkesa për asistencë papunësie, duke e çuar numrin total në 298 mijë.

Ekonomistët bazohen në këtë indeks për të analizuar pushimet nga puna në shkallë vendi dhe thonë se kjo shifër ka luhatje më të mëdha gjatë dhjetorit, si rezultat i sezonit të festave.

Ritmet e papunësisë në Shtetet e Bashkuara janë aktualisht në 5.8%, një shifër afro 1% më e ulët se niveli në fillim të vitit 2014. Më 9 janar ekspertët qeveritarë do të nxjerrin shifrat e reja të papunësisë.

XS
SM
MD
LG