Lidhje

Dimri, ndikim negativ tek ekonomia amerikane


Moti i ashpër dimëror pati ndikim negativ në prodhimin industrial të Shteteve të Bashkuara, duke ngadalësuar prodhimin e automobilave dhe mjeteve të tjera elektronike.

Raporti i sotshëm i Rezervës Federale thotë se prodhimi u ul 0,08 për qind muajin e kaluar, ulja e parë që nga muaji korrik dhe më e madhja gjatë viteve të fundit.

Një studim tjetër nga Universiteti i Miçiganit tha se besimi i konsumatorëve në fillim të muajit shkurt nuk kishte shumë ndryshim nga ai i muajit të mëparshëm.

Optimizmi i konsumatorëve rreth të ardhmes së tyre ekonomike ishte prekur nga shqetësimet rreth situatës së tanishme ekonomike.

Kërkesa konsumatore është përgjegjëse për afro 70 përqind të aktivitetit ekonomik në Shtetet e Bashkuara, kështu që investitorët dhe ekonomistët i ndjekin me vëmendje prirjet e konsumatorëve.
XS
SM
MD
LG