Lidhje

SHBA dënon përdorimin e dhunës nga qeveria egjiptiane


Shtëpia e Bardhë e dënoi fuqishëm përdorimin e dhunës nga qeveria e përkohshme e Egjiptin kundër përkrahësve të presidentit të përmbysur Mohamed Morsi.

Në një konferencë me gazetarët sot në Masaçusets, ku presidenti Barack Obama është me pushime, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest tha se Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje të vazhdueshme që forcat egjiptiane të sigurisë të tregojnë përmbajtje.

Ai përsëriti gjithashtu thirrjet për protestuesit kryesisht islamikë të “demonstrojnë paqësisht”.

Fuqitë perendimore i bënë gjithashtu thirrje qeverisë egjiptiane dhe kundërshtarëve të saj islamik të mënjanojnë shkallëzimin e dhunës dhe t’i kthehen dialogut politik.
XS
SM
MD
LG