Lidhje

SHBA rikonfirmon mbështetjen e plotë për Kosovën


Nënpresidenti Bajden me Kryeministrin Thaçi
Nënpresidenti Bajden me Kryeministrin Thaçi

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara Xho Bajden rikonfirmoi të mërkurën mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për një Kosovë të pavarur, demokratike, të pandarë dhe shumëetnike, e ardhmja e së cilës është vendosmërisht në institucionet evropiane dhe Euro-Atlantike.

Në një takim që zhvilloi sot me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, zoti Bajden përsëriti gjithashtu mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës.

Dy udhëheqësit diskutuan mes të tjerave edhe për opinionin që do të nxjerrë të enjten Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Zoti Bajden përshëndeti përparimin që ka bërë qeveria e Kosovës për të zbatuar reformat të rëndësishme, përfshirë hapat për të forcuar shtetin ligjor dhe integrimin e suksesshëm e komuniteteve të pakicës, si edhe nënvizoi nevojën për vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve.

Nënpresidenti amerikan e vlerësoi kryeministrin Thaçi për rikonfirmimin e vullnetit të Kosovës për të bashkëpunuar me të gjithë fqinjët , përfshirë Serbinë, për të çuar përpara stabilitetin, lirinë, dhe mirëqenien e gjithë rajonit.

Në fillim të takimit, nënpresidenti Bajden i cili e priti kryeministrin Thaçi në një zyrë të Shtëpisë së Bardhë me portretin e Xhorxh Uashingtonit, e përdori simbolikën duke e quajtur kryeministrin e Kosovës Xhorxh Uashingtonin e Kosovës.

XS
SM
MD
LG