Lidhje

17 të vrarë nga tornadot në SHBA


Zyrtarët e emergjencës dje filluan kërkimet për të mbijetuarit pasi tornadot që goditën pjesën qendrore dhe jugore të Shteteve të Bashkuara vranë të paktën 17 njerëz.

Stuhitë e fuqishme vazhduan të kërcënonin miliona njerëz të tjerë dje, duke krijuar një torndo që goditi rëndë qytetin Tupelo në Misisipi, i cili dëmtoi qindra shtëpi, linjat e energjisë dhe pemët. Zyrtarët thanë se nuk ka patur njoftime të menjëhershme për vdekje apo plagosje.

Të dielën, zonat rreth qytetit Litëll Rok të Arkansasit u dëmtuan rëndë nga stuhitë e fuqishme. Zyrtarët në shtetin jugor thonë se tornadot vranë të paktën 15 njerëz në këtë zonë.

Presidenti Barak Obama shprehu ngushëllimet për viktimat dje gjatë një vizite në Filipine, dhe tha se qeveria do të ndihmojë njerëzit e prekur nga stuhitë që të rimëkëmben dhe rindërtojnë shtëpitë e tyre.

Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për stuhi të fuqishme të shoqëruara me tornado në Luiziana, Alabama, Misisipi dhe Tenesi.
XS
SM
MD
LG