Lidhje

Bie papunësia në SHBA


Niveli i papunësisë në Shtetet e Bashkuara ra gjatë muajit qershor në nivelin më të ulët në rreth 6 vjet, ndërkohë që ka patur një shtim të vendeve të punës.

Raporti i sotëm i Departamentit të Punës tregon se papunësisa ka rënë me 0,2 për qind, duke u ulur në shifrën 6,1 për qind.

Studimi po ashtu tregon një shtim të 288 mijë vendeve të punës. Shifrat e publikuara sot janë më pozitive nga sa parashikonin ekonomistët.

Ekspertët qeveritarë thonë se fushat ku ka patur shtim më të madh të vendeve të punës janë shërbimet profesionale, shitja e mallrave me pakicë, shërbimet gastronomike dhe ato shëndetësore.

Shifrat e sotme tregojnë se ekonomia më e madhe e botës është duke e marrë veten nga pasojat e dimrit të ashpër, të pazakontë, që e dëmtoi ekonominë amerikane në 6 muajt e parë të vitit.

XS
SM
MD
LG