Lidhje

SHBA: 1 për qind e vizitorëve tejkaluan vizat


Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare thotë se 1% e vizitorëve që vijnë në Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në vend përtej afatit të vizës.

Një raport i ri i publikuar të martën nga ky departament, i cili ka nën mbikqyrjen e tij edhe agjencinë e kufijve dhe imigracionin, përfshin të dhëna mbi afro 45 milionë vizitorë që duhet të kishin ikur para datës 30 shtator 2015, por rreth 416 mijë e 500 prej tyre ende nuk ishin larguar. Ndër vizitorët përfshihen turistë dhe biznesmenë të ardhur për aktivitet pune.

Ndër vizitorët nga Shqipëria, nga 6 mijë e 123 vetë që hynë në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2015, 207 vetë ose 3.38% e tejkaluan afatin e vizës.

Sipas raportit, vizitorët nga vende që kanë marrëveshje për lëvizje pa viza kanë ritme më të ulëta të shkeljes së afateve se vendet e tjera, ku qytetarëve u kërkohet marrja e vizave. Raporti nuk përfshin lëvizjen e qytetarëve me rrugë tokësore, përmes kufirit kanadez apo atij meksikan.

XS
SM
MD
LG