Lidhje

Ushtari amerikan i dyshuar për vrasjet në Afganistan në burg ushtarak në SHBA


Ushtria amerikane thotë se ushtari amerikan që dyshohet për vrasjen e 16 civilëve afganë mbërriti në një burg ushtarak në pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara. I dyshuari, i identifikuar si togeri Robert Bales do të mbahet në një qeli i vetëm në një burg të sigurisë së lartë në Kansas.

Akuzat ndaj 38 vjeçarit nuk janë ngritur ende. Afganët kanë kërkuar që ai të gjykohet në Afganistan.

Avokati civil i Bales tha se klienti i tij ka të ngjarë që të vuante nga stresi pasi pa një nga kolegët e tij ushtarë të plagosur rëndë.

XS
SM
MD
LG