Lidhje

Ushtria e Guinea-Bisaut merr nën kontroll selinë e partisë në pushtet


Dëshmitarët thonë se Ushtria e Guinea-Bissaut ka marrë nën kontroll selinë e partisë në pushtet dhe stacionin kombëtar të radios ndërkohë që në kryeqytet janë dëgjuar dhe të shtëna me armë zjarri.

Ushtarët gjithashtu kishin pushtuar dje rrugë kryesore të qytetit, duke përfshirë rrugën ku jeton kryeministri në largim dhe kandidati për president Carlos Gomes i Riu. Por, nuk është e qartë nëse zoti Gomes ishte në shtëpi.

Ambasada e SHBA-së në Dakar, të Senegalit, e cila mbulon gjithashtu shërbimet për Guinea Bissaun, lëshoi një mesazh urgjent për qytetarët amerikanë në vendin fqinj, duke i kërkuar atyre të qëndronin larg nga qendra e qytetit Bissau. Ambasada u shpreh se dhuna në qytet mund të jetë rezultat i një grushti shteti apo e një përpjekjeje për grusht shteti, dhe se një mundësia për paqëndrueshmëri politike dhe trazira civile apo ushtarake mbetet e lartë.

XS
SM
MD
LG