Lidhje

Sudani: Kemi vrarë udhëheqësin kryesor të rebelëve në Darfur


Sudani: Kemi vrarë udhëheqësin kryesor të rebelëve në Darfur
Sudani: Kemi vrarë udhëheqësin kryesor të rebelëve në Darfur

Ushtria sudaneze deklaroi se ka vrarë udhëheqësin e grupit kryesor rebel në rajonin e Darfurit.

Një deklaratë e lëshuar nga agjencia zyrtare e lajmeve të Sudanit thotë se Khalil Ibrahim, udhëheqës i grupit kryengritës Lëvizja për Drejtësi dhe Barazi, mbeti i vrarë gjatë luftimeve pranë Vas Banda në shtetin e Kordofanit Verior.

Ushtria gjithashtu deklaroi se 30 pjesëtarë të lëvizjes së zotit Ibrahim ishin vrarë gjatë luftimeve, që nisën në fundin e javës së shkuar në Kordofanin Verior.

Radioja e pavarur me qendër në Hollandë, Dabanga, e cila transmeton në Darfur, tha se familja e zotit Ibrahim e ka konfirmuar vdekjen e tij. Stacioni radiofonik tha se familja kishte marrë një telefonatë nga zona e luftimeve, e cila e kishte njoftuar se zoti Ibrahim kishte vdekur ditën e shtunë.

Ushtria sudaneze akuzoi luftëtarët rebelë se kishin sulmuar civilë në tre zona. Gazeta Sudan Tribune ndërkohë tha se një zëdhënës i Lëvizjes i kishte mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

XS
SM
MD
LG