Lidhje

Van Rompi: Shtyhet dhënia e statusit të vendit kandidat të BE-së për Serbinë


Van Rompi: Shtyhet dhënia e statusit të vendit kandidat të BE-së për Serbinë
Van Rompi: Shtyhet dhënia e statusit të vendit kandidat të BE-së për Serbinë

Presidenti i Bashkimit Europian, Herman van Rompi, tha se udhëheqësit e BE-së kanë vendosur ta shtyjnë deri verën e ardhshme dhënien e statusit të vendit kandidat për Serbinë.

Ai tha se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të vlerësojë situatën me synimin e qartë për t’i dhënë Serbisë statusin e vendit kandidat.

Zoti van Rompi i bëri thirrje Beogradit të normalizojë marrëdhëneit me Kosovën, e cila e shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Serbia priste që të merrte statusin e vendit kandidat pas dorëzimit këtë vit edhe të personit të fundit që kërkohej për krime lufte. Por shpërthimi i dhunës në veri të Kosovës, ku disa përfaqësues radikalë në komunitetin serb bllokuan rrugët dhe u përleshën me forcat paqeruajtëse të NATO-s, duket se e shtyu procesin e antarësimit.

Statusi i vendit kandidat është i rëndësishëm simbolikisht dhe politikisht për Serbinë dhe presidentin e saj Boris Tadiç. Por në të vërtetë, statusi është vetëm një hap drejt negociatave të anëtarsimit të cilat mund të zgjasin me vite, siç ndodhi në rastin e Kroacisë.

Zoti Van Rompi tha gjithashtu se udhëheqësit e BE-së kanë vendosur që Mali i Zi të nisë bisedimet e anëtarësimit qershorin e ardhshëm me kusht që vendi të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

XS
SM
MD
LG