Lidhje

Varroset Stiv Xhobs me një ceremoni të thjeshtë


Varroset Stiv Xhobs me një ceremoni të thjeshtë
Varroset Stiv Xhobs me një ceremoni të thjeshtë

Gazeta Wall Street Journal njofton se familja dhe miqtë e themeluesit të firmës Apple, Stiv Xhobs, mbajtën sot një ceremoni të vogël varrimi për njeriun e tyre legjendar.

Gazeta citon një burim anonim për njoftimin e saj. Ajo tha se burimi nuk dëshironte të përmendte se kur dhe ku u bë varrimi, në shenjë respekti për zotin Xhobs dhe privatësinë e familjes së tij.

Kompania e themeluar prej tij, Apple Inc, ka thënë se për zotin Xhobs nuk do të ketë ceremoni publike, Xhobs vdiq të mërkurën pas një beteje të gjatë me kancerin e pankreasit.

Punonjësit e firmës Apple pritet të zhvillojnë një takim në përkujtim të asaj që shefi i ekzekutiv i kompanisë, Tim Kuk e ka quajtur “jetë e jashtëzakonshme e zotit Stiv Xhobs”.

XS
SM
MD
LG