Lidhje

Buçaj: Roli dhe historiku i Federatës Panshqiptare Vatra


Federata panshqiptare Vatra kremton këtë muaj 100 vjetorin e themelimit të saj.

Në këtë jubile të madh, vlen të përmendet roli që ka luajtur kjo organizatë gjatë një shekulli në mbështetje të kauzës shqiptare këtu në Shtetet e Bashkuara. Në këtë shekull të ngarkuar me zhvillime politike dhe historike për Ballkanin, Vatra ka shërbyer si forum i organizimit të komunitetit shqiptar në shërbim të interesave kombëtare.

Për të diskutuar më hollësisht për rolin e kësaj organizate gjatë viteve dhe në të ardhmen kishim ftuar në emisionin televiziv Ditari për një bisedë nga studioja jonë në Nju Jork, kryetarin e Vatrës zotin Gjon Buçaj.

XS
SM
MD
LG