Lidhje

Vazhdojnë përpjekjet e udhëheqësve evropianë për krizën e borxheve


Vazhdojnë përpjekjet e udhëheqësve evropianë për krizën e borxheve
Vazhdojnë përpjekjet e udhëheqësve evropianë për krizën e borxheve

Udhëheqësit evropianë po përpiqen sërish të luftojnë dyshimet nëse ata janë në gjendje të tejkalojnë krizën e borxheve të eurozonës, ndërkohë që shqetësime të thella po përhapen në kontinent.

Mijëra protestues dolën sot në rrugët e Parisit dhe Athinës, duke mos qenë dakord me propozimet e qeverive përkatëse të cilat synojnë t’i japin shtysë ekonomisë franceze dhe asaj greke.

Në Athinë, ku zyrtarë të qeverisë dhe punëdhënës privatë vendosën të zhvillonin takime, kryetari i sindikatës së industrisë tekstile i akuzoi ata se janë “të bashkuar për të vendosur të masakrojnë të drejtat e punëtorëve”, siç u shpreh ai.

Zyrtarët grekë janë nën presion për një shkurtim prej 127 miliardë dollarësh të borxhit të vendit, i cili nevojitet për të marrë një fond shpëtimi shtesë prej 165 miliardë dollarësh si dhe për të parandaluar falimentim të munshsëm të vendit, që do të kishte pasoja të rënda për ekonominë Evropiane.

XS
SM
MD
LG