Lidhje

Vazhdojnë protestat anti qeveritare në disa vende


Vazhdojnë protestat anti qeveritare në disa vende
Vazhdojnë protestat anti qeveritare në disa vende

Forcat e sigursië në Libi hapën sot përsëri zjarr ndaj demonstruesve, ndërsa mijëra njerëz filluan protestat në Marok. Edhe në Bahrein dhe Jemen njerëzit vazhdojnë të demonstrojnë për reforma politike.

Në qytetin e dytë më të madh të vendit, Bengazi dëshmitarët thanë se forcat e sigurisë qëlluan sot ndaj pjesëmarrësve në funeralin e protestuesve që u vranë një ditë më parë.Organizata me bazë në SHBA Human Rights Watch e ngriti në 173 perosna numrin e të vrarëve në 5 ditë protesta.

Sot në Marok u mblodhën disa mijëra portetsues anti-qeveritarë në Rabat, me kërkesën për reforma politike dhe për kufizimin e pushtetit të mbretit Mohamed. Marshuesit thërrisnin parrulla ku kërkonin një kushtetutë të re, më tepër mundësi ekonomike dhe marrjen e masave ndaj korrupsionit.

Në Tunizi, mijëra vetë dolën nëpër rrugët e kryeqytetit, me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë së përkohëshme. Kjo qeveri ka premtuar mbajtjen e zgjedhjeve brenda 6 muajsh, por ende nuk është cektuar një datë.

Në Bahrein, mijëra protesues të opozitës u kthyen në sheshin Pearl, të kryeqytetit. Sot nuk ka patur njoftime për dhunë, por shumë pjesë të vendi ishin paralizuar nga greva e përgjithshme e opozitës dhe sindikatave.

Në Jemen, edhe sot pati një protestë para Univerisitetit të kryeqytetit Sana. Dje zyrtarët thanë se policia hapi zjarr ndaj aktivistëve të opozitës, që kishin organizuar marshimin e përditshëm nga universiteti i Sanas drejt qendrës së qytetit, duke vrarë të paktën një protestues.

XS
SM
MD
LG