Lidhje

Vazhdojnë sulmet izraelite me avion dhe ato palestineze me raketa


Vazhdojnë sulmet izraelite me avion dhe ato palestineze me raketa
Vazhdojnë sulmet izraelite me avion dhe ato palestineze me raketa

Avionët ushtarak izraelit sulmuan një grup militantësh palestinez në Rripin e Gazës, duke vrarë një person disa orë pasi militantët qëlluan me raketa në jug të Izraelit për të dytën ditë me rradhë.
Mjekët thanë se palestinezi u vra sot gjatë sulmit ajror izraelit përgjatë kufirit me Egjiptin. Izraeli tha se militantët po përgatiteshin të hidhnin një raketë.

Militantët në Gazë hodhën 10 raketa në jug të Izraelit sot paradite, ndërsa avionët izraelitë goditën disa qëndra të tyre. Izraeli mbylli shkollat 40 kilometra në brendësi të Gazës si masë sigurie.

Të shtunën, avionët izraelitë vranë nëntë militantë xhihad në disa sulme ajrore. Grupi militantë hodhi rreth 20 raketa në jug të Izraelitë dje, duke vrarë një civil izraelit. Ky ishte konfrontimi më vdekjeprurës në Gaza në disa muaj.

XS
SM
MD
LG