Lidhje

Vazhdon operacioni i BP-së për ndaljen e rrjedhjes së naftës në Gjirin e Meksikës


Vazhdon operacioni i BP-së për ndaljen e rrjedhjes së naftës në Gjirin e Meksikës
Vazhdon operacioni i BP-së për ndaljen e rrjedhjes së naftës në Gjirin e Meksikës

Presidenti Barak Obama ndodhet në shtetin Luiziana sot për të vlerësuar përpjekjet e BP-së për të ndalur derdhjen më të madhe të naftës në historinë amerikane. Aeroplani i presidentit, arriti në aeroportin e Nju Orlins sot.

Prej aty, presidenti shkoi menjëherë në një takim me admiralin e Rojes Bregdetare Amerikane Tad Allen dhe të tjerë. Kompania BP tha sot se vazhdon të pompojë një sasi të lëngshme balte në pusin e Gjirit të Meksikës pas së cilës do të përdoret çimento për të bllokuar çarjen.

Gjatë një interviste për rrjetin televiziv CBS, kreu ekzekutiv i BP-së, Toni Hejuard, tha se kompania ka pompuar edhe gomë dhe materiale të tjera në pus. Ai tha se do të duhen rreth 48 orë para se BP të konfirmojë nëse kjo metodë do të dalë me sukses.

XS
SM
MD
LG