Lidhje

Vdes ish-presidenti i Maqedonisë Kiro Gligorov


Vdes ish-presidenti i Maqedonisë Kiro Gligorov
Vdes ish-presidenti i Maqedonisë Kiro Gligorov

Mbrëmë në Shkup ka ndërruar jetë ish-presidenti maqedonas Kiro Gligorov. Ai ishte 94 vjeç. Zoti Gligorov qëndroi për dy mandate si president; së pari në fillim të vitit 1991 i zgjedhur nga Parlamenti, periudhë kjo kur e drejtoi vendin gjatë pavarësisë dhe mandatin e dytë në vitin 1994 e fitoi në zgjedhje popullore.
Ai i mbijetoi një atentati me një makinë-bombë në tetor të vitit 1995 në qendër të Shkupit. Kur e përfundoi mandatin në vitin ’99 ishte tetëdhjetë e dy vjeç.
Me rastin e vdekjes së ish-presidentit Gligorov, autoritetet maqedonase e kanë shpallur ditën e nesërme si ditë zie.

XS
SM
MD
LG