Lidhje

Vdes në moshën 79-vjeçare Horst Faas, fotograf që mbuloi Luftën e Vietnamit


Dy herë fituesi i çmimit Pulitzer, fotografi gjerman, Horst Faas, i njohur për mbulimin e Luftës së Vietnamit vdiq në moshën 79-vjeçare.

Faas vdiq të enjten në Mynih, ku ishte shtruar në spital që nga muaji shkurt.

Ai mbuloi Luftën e Vietnamit nga viti 1962 deri në vitin 1974 dhe vitoi çmimin e parë Pulitzer në vitin 1965 për fotografitë nga fronti i luftës. Faas fitoi çmimin e dytë Pulitzer në vitin 1972 për mbulimin e konfliktit në Bangladesh.

I lindur në Gjermani, Faas u punësua nga Associated Press në vitin 1956. Si shef i sektorit të fotografisë për zyrtën për zyrën amerikane të agjencisë në Saigon, tani qyteti Ho Shi Min, në vitin 1972 Faas vendosi të publikonte fotografinë e një vajze të vogël vietname të zhveshur,e të djegur rëndë që vraponte në rrugë pas goditjes së zonës me napalm. E njëjta skenë ishte fotografuar edhe nga Huynh Cong Ut që gjithashtu fitoi çmimin Pulitzer.

Faas u sëmur në Hanoi në vitin 2005 dhe u paralizua. Shëndeti i tij u përkeqësua në fund të vitit 2008 dhe ai vendos në Mynih për t’u kuruar.

XS
SM
MD
LG