Lidhje

Vdes një tjetër nxënës nga incidenti në shkollën e mesme në Ohajo


Vdes një tjetër nxënës nga incidenti në shkollën e mesme në Ohajo
Vdes një tjetër nxënës nga incidenti në shkollën e mesme në Ohajo

Autoritetet thonë se një nxënës tjetër ka vdekur pas të shtënave me armë zjarri dje në një shkollë në shtetin amerikan të Ohajos.

Shefi i policisë i qytetit Chardon tha se 17-vjeçari Russell King u deklarua i vdekur të martën në mëngjes. Dje një nxënës ka hapur zjarr ndaj nxënësve të tjerë brenda mensës së shkollës së mesne në Chardon.

Një 16-vjeçar vdiq të hënën disa orë pas të shtënave. Tre nxënësit e tjerë që u plagosën vazhdojnë të qëndrojnë në spital. Autoritetet thonë se kanë arrestuar dje pasdite një të ri, i cili dyshohet se e ka kryer sulmin.

Dëshmitarët dhe mediat lokale thonë se ai është T.J. Lane, një nxënës i një shkolle për të rinjtë me probleme që ndodhet aty pranë.

I dyshuari sot do të paraqitet në gjykatë. Autoritetet thonë se motivi për kryerjen e këtij sulmi mbetet i paqartë.

XS
SM
MD
LG