Policia e Shkodrës sekuestroi në orët e para të të shtunës një sasi prej 1.5 ton lëndë narkotike, të dyshuar si cannabis sativa si dhe arrestoi 5 persona dhe shpalli në kërkim edhe tre të tjerë, pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës.
Operacioni me emrin e koduar “Viluni Beach” u zhvillua në plazhin e Velipojës, në ambientet e një hoteli në pronësi të një shtetasi rezident në Itali, ku u zbuluan sasi të mëdha bimësh narkotike, të destinuara dhe të agtshme për tu trafikuar me gomone në drejtim të Italisë.
Gjatë një konference për shtyp, drejtori i policisë së Qarkut të Shkodrës, Gjovalin Loku, bëri të ditur se njëri prej të arrestuarve është Enriko Zyle, punonjës i policisë së shtetit, me detyrë në drejtorinë e kufirit në Tiranë. Nga hetimet paraprake rezulton se ky punonjës policie është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Policia ka identifikuar deri tani 8 pjesëtarë të këtij grupi kriminal, të cilët janë nga Shkodra, Vlora, Tirana, Lezha dhe Përmeti.
Facebook Forum