Lidhje

Vendet e Gjirit, sinjal për paqe me Katarin


In this photo provided by the Saudi Royal Court, Saudi Arabia's Crown Prince Mohammed bin Salman, right, welcomes Qatar's Emir Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani upon his arrival to attend the Gulf Cooperation Council's 41st Summit in Al-Ula, Saudi Arabia.
In this photo provided by the Saudi Royal Court, Saudi Arabia's Crown Prince Mohammed bin Salman, right, welcomes Qatar's Emir Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani upon his arrival to attend the Gulf Cooperation Council's 41st Summit in Al-Ula, Saudi Arabia.

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman hapi sot një takim të nivelit të lartë të vendeve të Gjirit, duke vënë në shënjestër Iranin dhe duke vlerësuar një marrëveshje që i jep fund problemeve me Katarin.

Princi Mohammed përqafoi emirin e Katarit, Sheik al-Thani, në pistën e aeroportit të qytetit saudit al-Ula, një sinjal i rëndësishëm shprese për të lënë pas një konflikt të vjetër mes aleatëve kryesorë të Amerikës në Lindjen e Mesme, dy javë para se Presidenti i zgjedhur Joe Biden të marrë detyrën.

Në prag të takimit, Kuvajti kishte njoftuar se Arabia Saudite, e cila së bashku me aleatët e kishin bojkotuar Katarin, do të rihapte hapësirën e saj ajrore dhe kufijtë me Katarin.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se marrëveshja do të nënshkruhej në prani të këshilltarit të lartë të Shtëpisë së Bardhë Jared Kushner, dhëndrri i Presidentit Donald Trump.

Përparimi i tanishëm për zgjidhjen e konflikteve mes vendeve të Gjirit është një tjetër hap në një seri marrëveshjesh në Lindjen e Mesme të kërkuara nga Uashingtoni për të shtrënguar radhët kundër Iranit.

Ai vjen pas marrëveshjeve midis Izraelit dhe disa vendeve arabe dhe nënkupton se Arabia Saudia dëshiron të zgjidhë grindjen e saj me Katarin përpara se zoti Biden të marrë detyrën.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara, Bahreini dhe Egjipti ndërprenë lidhjet diplomatike dhe tregtare me Katarin, të cilin e akuzuan se mbështeste terrorizmin, akuzë që Katari e ka mohuar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG