Lidhje

Vendet perëndimore shtojnë presionin ekonomik ndaj Iranit


Vendet perëndimore shtojnë presionin ekonomik ndaj Iranit
Vendet perëndimore shtojnë presionin ekonomik ndaj Iranit

Vendet përendimore po shtojnë presionin ekonomik kundër Iranit në përgjigje ndaj shqetësimeve ndërkombëtare se Teherani po zhvillon armë bërthamore.

Ministri britanik i thesarit George Osborne njoftoi sot se Britania e Madhe do t’i ndërpresë të gjitha transanksionet financiare me bankat e Iranit, përfshirë Bankën Qëndrore të Iranit. Ai tha se kjo është hera e parë që Britania i ndërpren lidhjet me të gjithë sektorin bankar të një vendi.

Ky njoftim bëhet ndërkohë që administrata e Presidentit Obama do të njoftojë sonte sanksione të reja kundër Iranit.

Lajmet bëjnë të ditur se Shtetet e Bashkuara do të venë sanksione mbi mallrat dhe shërbimet që përdoren nga industria iraniane e produkteve të naftës, si mënyrë për t’i shkurajuar firmat e huaja nga investimi në këto industri iraniane.

XS
SM
MD
LG