Lidhje

Vendimi i gjykatës për shpenzimet e fushatave ngjall shqetësim


Newt Gingrich winks at a questioner during a campaign stop in Newport, N.H., Jan. 6. (AP)
Newt Gingrich winks at a questioner during a campaign stop in Newport, N.H., Jan. 6. (AP)

Para dy vjetësh, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara arriti në përfundimin se qeveria nuk mund të kufizojë kontributet e korporatave për fushatat zgjedhore. Shumica në vendimin që u mor me 5 vota pro dhe 4 vota kundër dhe që u bë i njohur me emrin “Qytetarët e Bashkuar” tha se kufizime të tilla do të shkelnin të drejtat e korporatave për lirinë e shprehjes, gjë që në thelb e fuste të drejtën e korporatave në një kategori me ato personale të individëve. Kjo ngjall shqetësimin se korporatat e pasura mund të lënë në hije individët.

Kandidati presidencial Neët Gingrich është në pozitën e pazakontë të përkrahësit të vendimit “Qytetarët e Bashkuar”, duke qenë njëkohësisht viktimë e tij.

Kjo e ashtuquajtur “reklamë sulmuese” është pjesë e një fushate miliona dollarëshe kundër zotit Gingrich para votimeve partiake në Ajova. Është financuar nga dhurues anonimë korporatash që mbështesin kandidaturën e Mitt Romneyt. Këtyre reklamave negative të realizuara me fonde korporatash u atribuohet kryesisht rënia e zotit Gingrich në vend të katërt në Ajova, nga pozicioni në krye të listës që kishte para votimeve.

…është një situatë ironike, që nuk ka kaluar pa i rënë në sy anëtarit të Këshillit bashkiak të Njy Jorkut, Charles Barron.

“Gingrich është personi i duhur për t’u gjendur në këtë pozitë, sepse ai mbështeti elitat e korporatave dhe të drejtën e tyre për të kontribuar sa të donin për fushatat. Tani kjo praktikë dëmton atë vetë”.

Këshilli bashkiak i Nju Jorkut është i fundit që miraton një rezolutë që bën thirrje për një shtesë në kushtetutën amerikane, ku të deklarohet se korporatat nuk kanë të njëjtat të drejta si individët dhe se paratë nuk janë një formë shprehjeje e mbrojtur me Kushtetutë. Qytete të tjera që kanë bërë të njëjtën gjë janë: Los Angeles në Kaliforni, Albani në Nju Jork, Boulder i Kolorados dhe Majami Jugor në Florida.

Jonah Minkoff-Zern është përfaqësues i organizatës jo-fitimprurëse, Qytetari Publik, në favor të financimit publik të fushatave në vend të kontributeve të jashtme.

“Vota jonë nuk ka të njëjtën vlerë si ajo e një organizmi që ka burime të panumërta që mund t’ia dedikojë një fushate, qoftë një individ i pasur apo një mega-korporatë”.

Anëtari republikan i Këshillit Eric Ulrich, përkrahës i Romney-t, votoi kundër rezolutës në Nju Jork.

“Sepse është po aq e rëndësishme, edhe nëse nuk bie dakord me të, sa edhe sindikatat e fuqishme dhe organizata të tjera. Duhet krijuar një një terren i balancuar, të njëjtat kushte dhe nuk është e drejtë që të vësh në shënjestër një grup thjesht se nuk jemi dakord me të, nuk është e drejtë dhe nuk është mënyra sesi funksionon Amerika”.

Zoti Ulrich përmendi gazetat dhe organizatat fetare si grupe kolektive që mund të kenë ndikim në zgjedhje.

Vendimi i Gjykatës së Lartë u mbështet në një ceshtje që u hap kundër organizatës “Qytatarët e Bashkuar”, që përdori fonde korporatash për të financuar një film që sulmonte kandidaten për presidente Hillary Clinton në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG