Lidhje

Vendimi i Phenianit për pezullimin e provave bërthamore ndiqet me kujdes


Vendimi i Koresë së Veriut për të pezulluar provat e armëve bërthamore dhe raketave balistike me rreze të gjatë veprimi po mirëpritet me kujdes në Azi, ku shumë banorë kujtojnë historinë me premtime të pambajtura.

Zyrtarët amerikanë dhe ata koreano-verior e bënë njoftimin njëkohësisht dje, duke thënë se Pheniani do të ndalë gjithashtu të gjitha aktivitetet bërthamore, përfshirë pasurimin e uraniumit.

Shtetet e Bashkuara, ndërkohë thonë se do t’i japin shtytje një plani për të dhënë 240 mijë tonë në ndihma ushqimore për Veriun. Ministri i Jashtëm japonez tha sot se marrëveshja përfshin gjithashtu kthimin e Inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore në Korenë e Veriut.

XS
SM
MD
LG