Lidhje

OKB-ja bën thirrje për lirimin e disidentëve në Venezuelë


Shefja e të Drejtave të Njeriut në Kombet e Bashkuara, Michelle Bachelet po i bën thirrje qeverisë së Venezuelës që të lirojë qindra disidentë të burgosur që janë arrestuar për pjesëmarrje në protestat paqësore.

Ajo e bëri kërkesën të premten në fund të një vizite treditore në Venezuelë, gjatë së cilës u takua me Presidentin Nicolas Maduro dhe udhëheqësin e opozitës, Juan Guaido.

Në një konferencë për shtyp në Karakas, para se të largohej, zonja Bachelet i bëri thirrje qeverisë “që të lirojë të gjithë ata që janë ndaluar ose të privuar nga liria sepse kishin ushtruar të drejtën e tyre në mënyrë paqësore”.

Grupet për të drejtat e njeriut i kanë kërkuar me këmbëngulje zonjës Bachelet që të flasë në emër të mbi 700 vetave që ata thonë se janë burgosur për arsye polittike, gjë që Maduro e mohon.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG