Tensionet mbeten të larta në kryeqytetin e Venezuelës sot, pas një tjetër nate demonstratash të dhunshme anti - qeveritare. Mbrëmë mbështesësit e udhëheqësit të opozitës Leopold Lopez u përleshën me policinë në protesta në të cilat bëhej thirrje për lirimin e udhëheqësit të opozitës venezueliane.
Forcat speciale të policisë u përleshën me demonstruesit të cilët hodhën gurë në drejtim të tyre mbrëmë në Karakas, ndërkohë që kreu i opozitës Leopold Lopez pret fillimin e procesit gjyqësor ndaj tij.
Të martën ai u dorëzua te autoritetet, të cilat e akuzojnë atë për nxitjen e protestave të dhunshme në të cilat u vranë të paktën pesë vetë.
Përkrahësit e zotit Lopez janë mbledhur jashtë gjykatës në Karakas, në shenjë solidariteti për kreun e opozitës.
"Ne jemi kundër një procesi gjyqësor pa seanca dëgjimore. Ideja themelore është që zoti Lopez jo vetëm të demonstrojë të drejtën e tij demokratike, por që të ketë një proces të rregullt gjyqësor, një gjykim me të gjitha garancitë."
Protestat studentore janë sfida më e madhe për Presidentin Nicolas Maduro që kur ai fitoi zgjedhjet e vitit të kaluar pas vdekjes së ish presidentit Hugo Chavez.
Zoti Maduro thotë se udhëheqësi i opozitës dhe të tjerët do të mbahen përgjegjës për atë që ai e quan një përpjekje grusht shteti.
"Ne kemi arrestuar dhe burgosur fashistin Leopold Lopez. Ai është në një vend të sigurt dhe kundër tij janë ngritur akuza për thirrje për grusht shteti. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij do të japin llogari për këtë përpjekje për grusht shtet. Dikush është përgjegjës për çdo veprim të dhunshëm që ndodh në këtë vend. Njëri prej tyre është në burg. Të tjerët do të shkojnë atje një nga një, në të njëjtën mënyrë, dhe do të vendosen në të njëjtën qeli. Unë nuk kam asnjë dyshim për këtë. Unë do të mbrojë demokracinë dhe paqen në këtë vend."
Presidenti Maduro gjithashtu sugjeroi se demonstruesit ishin të ndikuar nga mbështetja e Administratës së Presidentit Obama.
Departamenti amerikan i Shtetit tha se akuzat se Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë në organizimin e protestave në Venezuel janë "të pabaza dhe të pavërteta.''
Të hënën, zoti Maduro urdhëroi dëbimin e tre zyrtarëve të ambasadës amerikane, pasi Uashingtoni doli në mbrojtje të zotit Lopez.