Lidhje

Vazhdojnë protestat e dhunshme në Venezuelë


Protestuesit anti-qeveritarë vazhduan të përleshen me forcat e sigurisë gjatë natës në Venezuelë, ndërsa demonstratat e dhunshme në rrugë vazhduan për të tretën ditë.

Barrikadat bllokuan rrugët sot në kryeqytetin Karakas, ndërsa studentët hodhën gurë,shishe dhe benzinë mbi forcat e sigurisë që u përgjigjën me gaz lotsjellës.

Një oficer i gardës kombëtare u qëllua për vdekje ndërsa u përpoq të lëvizte një barrikadë, duke e çuar numrin e të vdekurve në 18 nga përleshjet tre javore.

Protestuesit kërkojnë që presidenti Nicolas Maduro të jap dorëheqjen, për shkak të nivelit të lartë të krimeve dhe inflacionit.

Qeveria e Maduros fajëson kundërshtarët e krahut të djathtë të qeverisë së tij për dhunën, duke i akuzuar se po marrin mbështetje nga Shtetet e Bashkuara. Qeveria amerikane ka mohur përfshirje në trazirat.
XS
SM
MD
LG