Lidhje

Rrobat e ricikluara preferohen nga blerësit


Nuk janë vetëm objektet prej letre, plastike, dhe kanaçet që mund të reciklohen. Edhe copërat e mbetura dhe rrobat e përdorura mund të kthehen në veshje të reja. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Faiza Elmasry, stilistë të ndryshëm po shndërrojnë rrobat e modës së shkuar në veshje më moderne.

Charlie Heck është një kliente e rregullt në Ginger Root, një dyqan rrobash, por jo të gatshme. Pronarët e dyqanit shndërrojnë fustane të vjetra të përdorura, në veshje moderne.

“Kjo lloj cope ka kohë që prodhohet më prandaj është e veçantë”.

Pastaj ka një arsye tjetër që zonja Heck preferon rrobat e qepura me porosi se sa ato të rejat.

“Problemi me rrobat e sotme është se përmasat janë standarte. Në qoftë se nuk të përshtaten ato përmasa, rrobat nuk të duken mirë në trup”.

Kristen Swenson dhe shoqja e saj Erin Derge hapën dyqanin Ginger Root dy vite më parë.

“Nganjëherë mund t’i rregullosh duke i qepur pak dhe aq ka nevojë të rregullohet. Ose mund t’i qepësh fundet, të heqësh mëngët, ta zvogëlosh pjesën e belit dhe aq

“Ne gjithmonë përpiqemi të vendosim projekte të tilla në faqen tonë të internetit ose në blog-un tonë për t’i frymëzuar njerëzit.”

Zonja Derge thotë që ndryshimi i një rrobe të vjetër shpesh të intrigon, ose të sfidon aftësitë por gjithmonë është kënaqësi për t’u bërë.

“Është pak a shumë si skulptura. Të paktën ashtu duket, ngaqë pret pak cohë, dhe heq pjesët e dëmtuara. Duket pak si arkeologji kur hap një xhaketë dhe shikon se si dikush tjetër ka punuar në të”.

Edhe objektet e shitura tek Ginger Root bëhen gjithashtu nga materiale të ricikluara nga mamaja e zonjës Derge.

“Çdo shtresë është prerë nga materiale të ndryshëm. Kjo më parë ishte një tabaka, ky një banak laminati, dhe kjo është një gjethe e tharë që ajo e skaliti në metal, dhe vendosi një shtresë me shkëlqim për t’i nxjerrë në në pah cilësinë”.

Kravatat e vjetra kthehen në papionë tek Brownbelle, biznesi i Mariama Bramble i cili nisi dhe u zhvillua nga një aktivitet për të kaluar kohën. Ajo i shqep kravatat, i lan, dhe i shton një fortesë para se t’i qepë dhe t’i hekurosë.

“Hekurose mirë dhe pastaj është gati.”

Bramble i shet produktet e saj në internet. Fakti që ata janë të recikluar, thotë ajo, i bën më të tregtueshëm.

“E shoh që njerëzit vlerësojnë diçka që është më e veçantë, dhe në përgjithësi vlerësojnë punimet e dorës.”

Zonja Erin Derge nga Ginger Root është dakort. Ajo thotë që kërkesat për rrobat nga produktet e riciklueshëm po rritet, dhe me atë, rritet edhe ndjenja e saj që ajo po kontribuon në ndryshimin e kësaj industrie.

“Ka aq shumë shpërdorim në lidhje me industrinë e modës, dhe shumë copëra flaken, dhe ngjyra dhe gjëra të tjera që dëmtojnë mjedisin”.

“Ndihem mirë që jemi pjesë e kësaj industrie, por ashtu siç duam ne”.
XS
SM
MD
LG