Lidhje

Veteranët amerikanë ndeshen me betejën e papunësisë


Tani që ndërhyrja e SHBA në Irak dhe Afganistan po merr fund, trupat amerikane po kthehen në atdhe për t’u përballur me një tjetër betejë: papunësinë. Garda kombëtare dhe Rezervat amerikane përballen me një nivel të pazakontë papunësie.

Garda dhe Rezerva Kombëtare amerikane janë quajtur “ushtarët qytetarë” të Amerikës...

Ata janë trupa part-time që shkojnë në dislokimet ushtarake ndërsa vazhdojnë jetën dhe punët e tyre si civilë.

Mijëra prej tyre – si nënkoloneli Steven Lelbach në Virginia – janë kthyer në shtëpi pas dislokimeve jashtë vendit duke u përballur me mundësi gjithnjë e më të pakta për t’u punësuar.

Lelbach filloi të kërkonte punë që kur ishte në Irak.

Por që kur është kthyer korrikun e kaluar, ky baba i divorcuar i katër fëmijëve është thirrur vetëm për një intervistë:

“Nuk e besoja asnjëherë që do të isha kaq kohë pa punë. Paratë pothuajse më kanë mbaruar. Qiraja për muajin tjetër? Varet në se do të më kthejnë para nga taksat.”

Shkalla e papunësisë në Shtetet e Bashkuara është tani 8.3 përqind. Por në mbarë vendin, njësitë e Gardës Kombëtare njoftojnë për një shkallë papunësie prej 50 përqind mes trupave që kthehen në atdhe.

Ligji amerikan u kërkon punëdhënësve të mbajnë vendin e punës për një anëtar rezervist gjatë kohës që ai është i dislokuar. Por shumë prej tyre thjesht nuk kishin punë para se të dislokoheshin.

Majorja Pam Ellison është me grupin e punës të ngritur nga Shtëpia e Bardhë për të luftuar nivelin e lartë të papunësisë mes rezervistëve.

Ajo thotë se problemi ishte fillimisht jashtë radarit të ushtrisë pasi punësimi mes trupave shihe

“Nuk e kishim menduar. Tani po fillojmë të shikojmë ndikimin e papunësisë. Përpara se trupat të dislokohen i pyesin në se janë të punësuar apo jo dhe a mund të kthehen në vendin e punës që kanë?’”

Trupa e Gardës dhe Rezervave thotë se niveli i papunësisë mes trupave që kthehen mund të jetë më i lartë pasi ushtarët e tyre nuk kanë gjithmonë qasje ndaj edukimit, trajnimit dhe programeve të punësimit që janë të mundura për veteranët e ushtrisë.

Rekrutuesit tërheqin më shumë rezervistë nga zonat rurale me një nivel papunësie tradicionalisht më të lartë.

Disa rezervistë thonë se punëdhënësit hezitojnë t’i punësojnë në se ata mund të dislokohen përsëri...

Departamenti i Mbrojtjes po shqyrton disa plane për të ndihmuar gardistët dhe rezervistët të gjejnë punë – përfshi detyrimin e programeve të trajnimit për trupat që do të kthehen në jetën civile.

Për Lelbachin – dhe mijëra trupa të tjera të rezervistëve që po kthehen nga Iraku dhe Afganistani – kjo nuk mjafton.

Ai po bëhet gati për të boshatisur shtëpinë me qera, dhe po e përgatit veten për situatën më të vështirë:

“Ka qënë shumë, shumë e vështirë të mbahesh deri në atë pikë sa të mos humbasësh respektin për vete.”...



XS
SM
MD
LG