Kur republikani Mike Pence dhe demokrati Tim Kaine u ulën përballë njëri tjetrit të martën, votuesit amerikanë panë debatin e tyre të parë që vërtetë kishte lidhje me politikat që Donald Trump apo Hillary Clinton do të ndjekin, nëse zgjidhen president të ardhshëm të vendit.
Kjo ishte hera e parë dhe e vetme që dy kandidatët për postin e zëvendës-presidentit u përballen para zgjedhjeve të 8 nëntorit, dhe formati i lirshëm i diskutimit i lejoi ata që të debatonin kundër deklaratave të kundërshtarit të tyre dhe diskutimet për shtyp mbi çështje si reforma e drejtësisë penale dhe ajo çfarë Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë në Siri.
"Kjo qëndron në kontrast me debatin e parë presidencial, i cili ishte orientuar shumë personalisht, shumë i përqendruar në skandale, shumë i fokusuar në politikën e thënieve dhe jo aq shumë në lidhje me të ardhmen e Amerikës," tha John Hudak në Institutin Brookings.
Kaine and Pence ndërprenë njëri tjetrin aq shpesh saqë disa herë moderatorja Elaine Quijano i qortoi ata, përfshi një rast kur tha se asnjë nga ata që po ndiqnin debatin nuk ishin në gjendje të kuptonin se cfarë po thuhej.
Lisa Spies, presidente e organizatës LS Group dhe ish drejtoreshë financash për zotin Pence gjatë kohës së tij në Kongres, tha se shkëmbimet e fjalëve mund të ishin irrituese por votuesit përfituan prej tyre duke mësuar më shumë rreth secilës fushatë.
"Morëm hollësi, morëm fakte, shifra," i tha ajo Zërit të Amerikës. "Gjatë debatit presidencial, pati mbiemra dhe ndajfolje apo thyerje që u hodhën nga secili kandidat. Sonte, megjithëse pati ndërprerje, ata të dy theksuan politikat që do të ndjekin."
Si zonja Clinton edhe zoti Trump dhanë vlerësime të shkëlqyera për kandidatët e tyre.
https://twitter.com/HillaryClinton/status/783522622785085441
https://twitter.com/realDonaldTrump/status/783495937708527616
Kaine vazhdimisht i kërkoi zotit Pence gjatë debatit të mbronte deklaratat që Trump ka bërë në fillim të fushatës, diçka që zyrtarët e fushatës së zonjës Clinton thane se Pence nuk ishte në gjendje ta bënte.
"Personi në zemër të kësaj fushate dhe zemra e këtij debati ishte Donald Trump, dhe Mike Pence nuk i doli në mbrojtje," tha menaxheri i fushatës Clinton, Robby Mook.
Pence e akuzoi zotin Kaine për përdorimin e një "orteku ofendimesh," dhe kur Kaine sulmoi të dhënat e taksave personale të zotit Trump, Pence tha sevbiznesmeni kishte përdorur një kod tatimor që është projektuar për të inkurajuar sipërmarrësit.
Pas debatit, këshilltari i lartë i zotit Trump për komunikimin Jason Miller sugjeroi se fushata e Clintonit është e fiksuar me taksat e Trumpit.
"Fakti që dyshja Clinton-Kaine flasin vetëm për këtë pikë ose ndonjë version tjetër të ofendimeve që ata hodhën rreth e rrotull sonte, tregon se kanë një terren mjaft të kufizuar për të sulmuar”, tha zoti Miller.
Gjatë debatit të parë presidencial, Trump u përball me kritika për ndërprerjen e zonjës Clinton, një dinamikë që ishte ndjeshëm ndryshme të martën, veçanërisht në fillim me zotin Kaine që ndërhynte më shpesh.
"Ajo që Kaine kërkoi të realizonte sonte ishte të sulmonte dhe të përpiqej sa më mirë që të mos e lejonte Pence të thoshte të pavërteta apo anomali", i tha Zërit të Amerikës zotu Hudak. "Dhe mendoj se përpjekja ishte ndoshta shumë e forte dhe ka mundësi që ishte më e fortë sa duhej."
Lisa Spies tha se Kaine u shfaq shumë mbrojtës, dhe se Pence ishte më shumë një forcë qetësuese.
"Ai (Kaine) dukej pak i nervozuar dhe në siklet, dhe kjo lloj sjellje është shqetësuese për votuesit pasi do të shohës dikë që të qetëson," tha ajo.
Trump dhe Clinton kthehen në fazën e debatit të dielën me një format pak më të ndryshëm që do të përfshijë disa pyetje nga audienca.
Spies tha se nuk pret vazhdimin e diskutimit të politikave të orientuara që pamë të marten.
"Sonte kemi parë se çfarë duhet të jetë një debat presidencial," tha ajo. "Nuk është një debat zëvendës presidentësh, por një debat presidencial. Unë nuk jam e sigurt se çfarë cirku kemi për të parë të dielën."
Disa nga momentet kryesore të debatit: